“Efekt ortek” në bashki, ministri Demo: Zgjerohet ‘Paketa e Maleve’, ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para


"Efekt ortek" në bashki, ministri Demo: Zgjerohet 'Paketa e

ervin demo

TIRANË- Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi se sot kanë kaluar edhe 4 bashki të tjera si zona prioritare, sa i takon ‘Pakestës së Maleve”. Në komunikimin për gazetarët, Demo theksoi se në ditët në vijim përfundon dhe afati për bashkitë, ndërsa shtoi se priten edhe aplikime të reja. 

“Kanë kaluar edhe katër bashki të tjera sa i takon zonave prioritare. Ju do të shikoni që bashki të ndryshme do miratojnë aplikimet e para…Do ketë efekt ortek sepse bashkitë do të ndjekin njëra-tjetrën”, deklaroi ministri Demo.

Demo bëri të ditur se një grant prej 20 milionë eurosh nga Emiratet e Bashkuara është finalizuar, me qëllim parandalimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. 

“Granti prej 20 milionë eurosh nga Emiratet e Bashkuara tanimë është formësuar. Për të parandaluar efektet e ndryshimeve klimatike por edhe në të njëjtën kohë për të përmirësuar infrastrukturën rurale.”, tha Demo./ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top