Integrimi në BE/ Marta Kos për BBC jep sinjale pozitive: Shqipëria po ecën mirë!


Integrimi në BE/ Marta Kos për BBC jep sinjale pozitive:

marta kos

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë sinjale inkurajuese për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, gjatë një interviste për BBC.

Duke folur për vendet kandidate, ajo e cilësoi Shqipërinë si një nga rastet që po shënon progres të qëndrueshëm në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim.

“Jam shumë e lumtur që qytetarët e Islandës do të vendosin në fund të gushtit nëse do të hyjnë në negociata për anëtarësim, pasi ata janë tashmë shumë të integruar në BE, në tregun e përbashkët dhe në zonën Schengen. Kjo mund të jetë, nëse qytetarët thonë po, ndoshta procesi më i shpejtë ndonjëherë. Por nuk duhet harruar se kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari”, tha komisionerja.

Kos u shpreh se Shqipëria po ecën shumë mirë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit. Po ashtu, Kos theksoi se gjatë mandatit të saj si komisionere pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian, nëse vendet kandidate vijojnë me ritmin e reformave. Reformat mbeten ‘kyçi’ për vijimin e procesit për scilin prej vendeve. 

“Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina. Nëse ata shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar. Nëse reformat vijojnë me të njëjtin intensitet Shqipëria ka potencial real për të qenë ndër vendet që do të përfitojnë nga faza e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke afruar më shumë perspektivën e anëtarësimit të plotë”, përfundoi Kos.

Deklaratat e saj vijnë në një moment të rëndësishëm për procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve është edhe Shqipëria. 

Poll



Source link

Scroll to Top