Qeveria shpall pasuri kulturore Bylisin, Klosin dhe zona të tjera historike


Qeveria shpall pasuri kulturore Bylisin, Klosin dhe zona të tjera historike

foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë “pasuri kulturore të paluajtshme” disa prej zonave me rëndësi historike dhe arkeologjike në vend.

Sipas vendimit, Parku Arkeologjik i Bylisit dhe ai i Klosit janë shpallur pasuri kulturore të paluajtshme. Po ashtu, edhe një zonë në qytetin e Delvinës është shpallur pasuri kulturore e paluajtshme me statusin “ansambël arkitektonik urban”.

Gjithashtu, në listën e pasurive të mbrojtura përfshihen edheParku Arkeologjik i Orikumit,si dhe Zona Arkeologjike “A” e Bushatit, në Bashkinë Vau i Dejës.

Në mbledhje është miratuar gjithashtu plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, me synim forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre.

 

Qeveria shpall pasuri kulturore Bylisin, Klosin dhe zona të tjera historike

Parku Arkeologjik Bylis dhe Klos

 

 

Qeveria shpall pasuri kulturore Bylisin, Klosin dhe zona të tjera historike

Parkun Arkeologjik të Orikumit

 

Qeveria shpall pasuri kulturore Bylisin, Klosin dhe zona të tjera historike

Ansambli Arkitektonik Urban të një zone në Delvinë
Qeveria shpall pasuri kulturore Bylisin, Klosin dhe zona të tjera historike

Zona Arkeologjie “A” të Bushatit, Bashkia Vau i Dejës.

Ndërkohë vendimet e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave do të hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top