Qeveria miraton “Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve”


Qeveria miraton "Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit

foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, që synon forcimin e politikave për reduktimin e mbetjeve.

Në kuadër të këtij vendimi, janë ngarkuar disa institucione, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Arsimit, si dhe struktura të tjera qendrore dhe vendore për zbatimin e programit.

Në verën e 2025, kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e institucionit të quajtur “Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve”. 

VKM:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN  E KRIJIMIT TË MBETJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 66, të ligjit nr.57/2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Programit Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Arsimit, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, Agjencia e Prokurimit Publik dhe struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Përgjithshëm, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU

Poll



Source link

Scroll to Top