Interi ia doli të hakmerrej ndaj Lacios, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2 me 0, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të Serisë A. Falë këtij triumfi në “San Siro”, zikaltrit e Kristian Kivusë, u ngjitën në krye, duke përfituar nga hapi fals i Napolit dhe Milanit.

Golat e Lautaros dhe Boni, i dhuruan suksesin Interit, që ngjitet në kuotën e 24 pikëve në 11 ndeshje. Ky ishte suksesi i 8-të në kampionat për interistët. Në duelin e radhës, që do të zhvillohet më 23 nëntor, Interi do të masë forcën ndaj Milanit, në derbin e Madoninës.
FT: INTER-LACIO 2-0
Martinez 3′, Boni 61′
GOLI I ZIELINSKIT I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO
GOLI I BONI: VIDEO
GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL








