Humbja e dytë radhazi e Atalantës, për më tepër në shtëpi me shifrat 3-0 përballë Sasuolos, duket se ka vendosur të ardhmen e trajnerit Ivan Juriç në radhët e skuadrës bergamaske. Mediat italiane raportojnë se klubi tashmë po diskuton largimin e trajnerit nga drejtimi, pasi qartësisht, nuk është rendimenti që pritej nga një skuadër e cila e niste edicionin me ambicie.

Një start kaq i dobët, me 13 pikë pas 11 ndeshjesh, ka kthyer klubin 11 vite më parë, kur në drejtim sigurisht nuk ishte Gasperini, trajneri me të cilin skuadra bëri hapa gjigand në Itali dhe Europë. Ndaj në klub po mendohet largimi i kroatit i cili ka fituar vetëm 2 ndeshje në këtë kampionat.
Emri i parë që po qarkullon në ambientet e klubit është ai i Rafaele Paladinos. Ky i fundit ishte në diskutime për t’u bërë trajneri i Juventusit, por pastaj bardhezinjtë zgjodhën Luçiano Spaletin. Tani, për të është mundësia që të tregojë sa vlen në radhët e zikaltërve pasi të gjithë janë të bindur se çdo gjë do të mbyllet shumë shpejt në 24 orët e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL








