Eraldo Çinari ka qenë përsëri protagonist në Arabinë Saudite, ku ka ndihmuar ekipin e Al Xhabalain që të fitojë në duelin kundër Al Raed me shifrat 2-1.

Sulmuesi shkodran, i transferuar pak kohë më parë në radhët e klubit saudit, ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit të tij që në minutën e 14 të ndeshjes me një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar.
SHIH VIDEON
Ky gol ndihmoi klubin e Al Xhabalain që të kthehej te fitoret pas katër ndeshjesh, teksa ishte i dyti në këtë sezon për Çinarin në kampionatin e kategorisë së dytë në Arabinë Saudite i cili është në javën e 9 të tij.
PANORAMASPORT.AL








