Xhampiero Gasperini ka ndryshuar plotësisht Romën, edhe pse ndërhyrjet në merkato para fillimit të sezonit kanë qenë minimale. Klubi kryeqytetas ka fituar sot 3-1 në transfertë ndaj Kremonezes dhe ka ruajtur kreun e renditjes në kampionat.

Një gol i Soule në pjesën e parë i dha avantazhin Romës, e cila më pas thelloi diferencën në të dytën me anë të Ferguson dhe Ueslei.
Goli i Folino në shtesë, i shërbeu vetëm për statistikë vendasve, pasi Roma mori tre pikët që e shkëpusin për momentin të vetme në kreun e renditjes dhe e konfirmojnë gjithnjë e më shumë një pretendente serioze për titullin kampion.
Goli i Soule (VIDEO)
Goli i Ferguson (VIDEO)
Goli i Ueslei (VIDEO)
Goli i Folino (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL








