“Sot në QSUT nuk mungon asnjë ilaç”, Minstrja Sala: Analizat nuk ndërpriten në asnjë moment


“Sot në QSUT nuk mungon asnjë ilaç”, Minstrja Sala:

Evis Sala

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala gjatë fjalës së saj në Kuvend hodhi poshtë edhe çdo pretendim për qarkullimin e barnave të skaduara në treg dhe deklaroi se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk mungon asnjë ilaç dhe se për vitin 2026 nuk ka patur asnjë rritje të çmimit të barnave, falë metodologjisë së re të zbatuar.

“Sot në QSUT nuk mungon asnjë bar. Në lidhje me çmimet e barnave dua të theksoj se nuk ka patur rritje gjatë vitit 2026. Përkundrazi, në disa raste ka patur ulje të çmimit, si rezultat i një metodologjie të përmirësuar, e cila bazohet në standardet europiane dhe në zbatimin rigoroz të legjislacionit në fuqi,“-deklaroi Evis Sala.

Sala sqaroi edhe akuzat e bëra për ndërprerje të analizave pas datës 20 të çdo muaji. Sala tha se kontrata parashikon një planifikim mujor të të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital dhe kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse. Sala thotë se në këtë fazë, shërbimi vijon normalisht, por prioritet u jepet analizave urgjente.

“Në momentin kur arrihet rreth 75% e këtij volumi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse, si një mekanizëm monitorimi dhe menaxhimi të përdorimit të shërbimit. Në këtë fazë, shërbimi vijon normalisht, por prioritet i jepet analizave urgjente dhe atyre të domosdoshme për vendimmarrjen klinike. Kjo do të thotë se në raste të caktuara mund të shtyhen disa analiza rutinë, por në asnjë rast nuk cenohet ekzaminimi, diagnostikimi apo trajtimi i pacientit. Pra, çdo pacient që ka nevojë për analizë në funksion të diagnozës apo trajtimit, e merr atë pa ndërprerje,“-u shpreh Sala.

Poll



Source link

Scroll to Top