BE certifikon marrëveshjen Rama-Meloni: Qendrat e emigrantëve në përputhje me rregullat e Brukselit


BE certifikon marrëveshjen Rama-Meloni: Qendrat e emigrantëve në

Edi Rama dhe Giorgia Meloni

BRUKSEL-Avokatit i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë e konsideroi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët sipas rregullave të BE-së. 

“Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së për kthimin dhe azilin, me kusht që të drejtat e emigrantëve të mbrohen plotësisht,-u shpreh avokati Nicholas Emiliou, duke parashikuar vendimin e ardhshëm të gjyqtarëve në Luksemburg, raportojnë mediat italiane.

Avokati nënvizon se ligji i BE-së “nuk e pengon” një vend të krijojë CPR jashtë territorit të tij, duke theksuar megjithatë se shteti mbetet i detyruar të “respektojë të gjitha garancitë e parashikuara”, duke përfshirë të drejtën për ndihmë ligjore, interpretim gjuhësor dhe kontakte me anëtarët e familjes dhe autoritetet.

Kryeministrja e italisë Giorgia Meloni, reagoi pas qëndrimit të Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili e konsideroi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët sipas rregullave të BE-së.

“Ky është një lajm i rëndësishëm, i cili konfirmon vlefshmërinë e rrugës që kemi treguar dhe sa shumë i kanë kushtuar Italisë dy vjet të humbura për shkak të shqyrtimeve gjyqësore të detyruara dhe të pabazuara. Ndërkohë, ne po ecim përpara. Sepse lufta kundër emigracionit të paligjshëm kërkon seriozitet, guxim dhe zgjidhje konkrete.” shkruan Meloni.

Poll



Source link

Scroll to Top