‘Regullorja e re dhe Komisionet’! Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin, del VENDIMI, i hapet rrugë ndryshimeve


'Regullorja e re dhe Komisionet'! Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin,

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e muajit shkurt, ku u rrëzua Kuvendi lidhur me ngritjen e komisioneve të përhershme parlamentare, nga 8 në 11. Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme. 

Gjykata vendosi që këto vendime janë të paligjshme pasi mbledhja e parlamentit duhet të njoftohet 48 orë para dhe rregullorja nuk mund të votohej para se të kalonte një jave. Sipas gjykatës kjo procedurë e ndjekur në thelb ka cënuar demokracinë pasi nuk u ka lënë kohë deputetëve të lexojnë draftin apo të bëjnë propozime.

Gjykata theksoi se megjithëse Kuvendi ka autonomi për të rregulluar funksionimin e tij të brendshëm, ky pushtet vetërregullues nuk mund të përdoret për të shtypur zërin e pakicës. Informimi i deputetëve vetëm ditën e seancës plenare i zhveshi ata nga e drejta thelbësore për të përgatitur amendamente dhe për të diskutuar.

“Rezulton se është cenuar parimi i demokracisë përfaqësuese, i cili i garanton çdo anëtari të Kuvendit që të ushtrojë, gjatë veprimtarisë parlamentare, të drejtat që burojnë nga statusi i tij kushtetues, i përcaktuar në nivel kushtetues lidhur me lirinë e shprehjes dhe jo vetëm, për shkak se pengimi është evidentuar edhe në drejtim të rolit substancial të pakicës parlamentare për të paraqitur amendamente”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që efektet shfuqizuese të këtij vendimi të hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Kuvendi do të duhet të riorganizojë strukturën e komisioneve të tij parlamentare në përputhje të plotë me procedurat e rregullta dhe standardet e kërkuara nga ky vendim për të drejtat e pakicave në parlament.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll



Source link

Scroll to Top