‘Jo çmime të larta sa të lemeriset turisti’, Rama: Bizneset duhet të kenë kujdes


'Jo çmime të larta sa të lemeriset turisti', Rama:

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të agroturizmit në kryeqytet kritikoi edhe bizneset që kanë të bëjnë me mikpritjen e vizitorëve dhe turistëve. Rama tha se kultura e shërbimit është shumë e rëndësishme për turizmin dhe theksoi se vendosja e çmimeve të larta i largon klientët. Kreu i qeverisë i këshilloi të jenë më strategjikë, që Shqipërinë ta vizitojnë më shumë njerëz.

Edi Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Oligarku është dikush që vendos, jo që bën biznes dhe fiton. Ky program është për ata që duan ta zhvillojnë tokën e tyre, të ndërtojnë një fermë, agrobiznes. Do kenë të gjithë mbështetjen tonë. Potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është shumë e madhe. Ne duhet të synojmë ata që konsumojnë shumë. Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim. Po të shikosh listën e çmimeve, dhe shikon investimin, ti mendon se ky njeriu nuk e kupton se çfarë i bën biznesit të vet me çmimet që vë përpara. Është një tragjedi që i ka ndodhur jo pak vendeve dhe nga e cila duhet mësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, strategjikë. Kultura e shërbiimt, është buzëqeshje, krijimi tek tjetri i asaj që ne e kemi mikpritjen shqiptare. Shërbimi është shumë i rëndësishëm dhe çmimet duhet të jenë jo të larta, aq sa të lemeriset turisti. Ka shumë rëndësi kjo pjesë, që Shqipërinë ta vizitojnë sa më shumë njerëz. Për këtë, na duhet një kulturë e mirë e shërbimit. Turizmi duhet të jetë prioritet i yni, sepse sjell të ardhura të qëndrueshme dhe rrit ekonominë e vendit.

Poll



Source link

Scroll to Top