ITALI-Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Italinë. Kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me homologen e tij italiane, Georgia Meloni. Takimi do të mbahet në orën 15:00 në Palazzo Chigi. Takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja Giorgia Meloni do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin nga qeveria italiane.
Ende nuk janë bërë publike detaje mbi axhendën apo temat që do të diskutohen gjatë këtij takimi. Hera e fundit kur palët kanë biseduar ka qenë në nëntor të vitit të kaluar ku u mbajt një takim mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë./ZËRI



