Rama në Asamblenë e PS-së në Elbasan: Opozita dhe media, akuza e lajme të pavërteta për procesin e Shqipërisë në BE


Rama në Asamblenë e PS-së në Elbasan: Opozita dhe media,

Edi Rama në Asamblenë e PS-në Elbasan

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Elbasan, ku ka folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Partia Socialiste ka përmbushur një volum të rëndësishëm detyrash ligjore të lidhura me integrimin europian, duke theksuar se janë miratuar 27 ligje si pjesë e paketës së negociatave.

Ai tha gjithashtu se ndaj PS-së janë ngritur akuza për bllokim të procesit të integrimit dhe se, sipas tij, edhe mediat kanë ndjekur të njëjtën retorikë. Kryeminsitri iu drejtua opozitës, duke i cilësuar si “molotovë” që kanë tentuar të pengojnë procesin parlamentar dhe negociatat me BE-në.

“Nuk kemi qenë asnjëherë kaq afër realizimit të një ëndrre historike, por nga ana tjetër pasi është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm që këto hapa të fundit të tre-katër viteve që kemi përpara janë edhe më të vështirat sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizimin tonë shtetëror me organizimin e BE-së, ndërkohë që na duhet kjo vetëdije dhe na duhet që ta ndjejmë të gjithë sëbashku këtë përgjegjësi, PS-ja dhe familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë e motivimin për të shkuar çdo ditë e më shpejt përpara me një tërësi forcash dhe faktorësh që janë tërësisht kundër nesh.

Forcat politike, mediatike, që prodhojnë dhe shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra gjysmë të vërteta, që janë gënjeshtrat më të mëdha, akuza, lajme, të cilat edhe kur nuk janë të pavërteta vendosen në proporcion të zhdrejtë me realitetin. Unë kam postuar një analizë që një start up shqiptar i ka bërë nëpërmjet AI, 66 ditëve të fundit në mediat tradicionale, televizione dhe në mediat online, portalet. Të gjitha artikujt dhe fjalët e thëna, është një pasqyrë që tregon diçka shumë pozitive për në e cila rrëzon çdo lloj legjende urbane të sajuar me vite dhe të shpërndarë botërisht që Shqipëria është një vend “mediash të kapura”.

Ne kemi kaluar 27 ligje që ishte një paketë vetëm për negociatat. Ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund… Imagjinoni ju t’i kishim ‘molotovët’, se ku do ishim sot, do na ishte bllokuar parlamenti, jo me vota, por me buzëqeshje… Pra do vinim vërdallë si ajo shprehja që thotë duke i gjëmuar bishtit tonë. Ndaj duheshin ato vota, ndaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na dhanë ato vota jo për karrige, por për atë forcë që ne të realizonim negociatat”,- tha Edi Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top