Protesta dhe zgjedhje! Çfarë do të ndodhë në PD-në? Berisha: Në qershor do të jetë kryengritja e radhës


Protesta dhe zgjedhje! Çfarë do të ndodhë në

Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike është në prag të zgjedhjes për kryetarin e ri, ku Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e 23 majit. Këto zgjedhje, duket se kanë kaluar në plan të dytë angazhimin e partisë në protesta, ku më 8 maj u mbajt edhe tubimi i 8-të. 

Vetë Berisha nga ambjentet e SPAK në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, tha se deri më 30 maj, axhenda e PD parashikon zgjedhjet për kryetar dhe Kuvendin Kombëtar. Kryedemokrati paralajmëroi se ditët e para të qershorit do të jetë edhe kryengritja e radhës.

‘Në mënyrë më të fuqishme do vijohet me protesta. Por kemi referendumin për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendi Kombëtar. Dhe këto janë procese që kërkojnë punë. Ndaj ditët më të para të qershorit do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, tha ai.

Për garën e PD, u përjashtuan kandidatët Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Vladimir Mulaj e Mereme Sela. Për Vladimir Mulaj e Mereme Selën, selia u shpreh se nuk plotësonin kriterin e të qenit një “figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik” dhe u mungon “eksperienca drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal”. Ndërkohë kandidaturat e ish-deputetit Ervin Salianji, aktivistes Evi Kokolari dhe Alesia Balliut u refuzuan. 

Më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top