“Propaganda gjinore”, PD çon në Kuvend projektligjin me kufizime të forta për të miturit


“Propaganda gjinore”, PD çon në Kuvend projektligjin me

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Partia Demokratike i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit një projektligj për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjëve nga propaganda gjinore në vendin tonë.

“Z. Kryetar i Kuvendit, në mbështetje të Kushtetutes dhe të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, bashkëngjitur do të gjeni projektligjin “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore në Republikën e Shqipërise”, të shoqëruar me relacionin e tij. Kjo nismë ligjvënëse vjen si propozim nga deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në perputhje me Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë nisjen e procedurave parlamentare per shayrtimin dhe miratimin sa më parë te kětij projektligji nga Kuvendi i Shqipërisë.”-shruhet në dokumentin e bërë publik.

“Propaganda gjinore”, PD çon në Kuvend projektligjin me

“Propaganda gjinore”, PD çon në Kuvend projektligjin me

Kjo nismë ligjvënëse është fimrosur nga disa depuetë demokrat si: Titan Shehu, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Luçiano Boçi, Tomorr Alizoti dhe një sërë emrash të tjerë.

Pas dorëzimit të këtij projekligji, depueti Titan Shehu ka reaguar në Facebook në lidhje me propzimin e PD. Sipas tij ky projekligj synon të vendosë kufizime të forta mbi mënyrën se si trajtohen çështjet e identitetit gjinor, seksualitetit dhe strukturave familjare në Shqipëri, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë deri në 22 vjeç.

Projektligji shtrihet edhe përtej shkollave, duke synuar ndalimin e përmbajtjeve të tilla në media, rrjete sociale dhe hapësira publike kur ato konsiderohen të papërshtatshme për të miturit. Po ashtu, ndalohet përfshirja e të rinjve në aktivitete që lidhen me këto tema pa miratim prindëror./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top