Mblidhet Këshilli i Integrimit në BE, Dhuka: Moment kyç për Shqipërinë


Mblidhet Këshilli i Integrimit në BE, Dhuka: Moment kyç

mbledhja-Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian

TIRANË- Këtë të premte është mbledhur Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian, ku në fokus të diskutimit është ecuria e procesit të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë fjalës së saj në nisje të mbledhjes, kryenegociatorja për integrimin europian, Majlinda Dhuka, deklaroi se pas çeljes së negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, më të avancuar dhe më kërkuese të procesit integrues.

“Sot Shqipëria ndodhet në një moment kyç”, u shpreh Dhuka. Ajo e cilësoi si ‘fazën më të rëndësishme’ drejt bërjes së vendit anëtar të Bashkimit Europian dhe pjesë e tregut europian.

Dhuka nënvizoi ndër të tjera rëndësinë e përfshirjes së gjithë shoqërisë shqiptare në këtë proces, përmes dijes, advokacisë dhe kërkesës për përmirësim të standardeve.

Dhuka thekson se integrimi europian nuk është vetëm një proces politik, por një projekt i përbashkët kombëtar, që synon përfshirjen e Shqipërisë në tregtinë, ekonominë dhe investimet europiane. Ajo shton se ky proces siguron gjithashtu të drejtat, liritë dhe mbrojtjen sociale për qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët europianë.

Sa i përket hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave brenda një periudhe 13-mujore, sipas Dhukës, nuk është thjeshtë një arritje të rëndësishme institucionale. Ajo shtoi se projekti europian tashmë: “Më shumë se aspiratë, është projekti ynë i përbashkët europian”.

“Këto janë ditët, muajt dhe vitet e mundësisë sonë të madhe, por edhe të përgjegjësisë sonë të madhe”, theksoi kryenegociatore.

Sipas Dhukës, sfida e radhës për Shqipërinë nuk është vetëm hapja e kapitujve të negociatave, “por mbyllja e tyre me dinjitet, cilësi dhe në mënyrë të pakthyeshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”.

Poll



Source link

Scroll to Top