Mblidhet Grupi i Punës: Miratohet kalendari, PD mban ‘sekret’ ndryshimet në statut


Mblidhet Grupi i Punës: Miratohet kalendari, PD mban 'sekret'

partia demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në statut. Këtë të premte, Grupi i Punës i ngritur për këtë qëllim ka miratuar metodologjinë dhe kalendarin e punës, i cili do të zhvillohet në disa faza të përcaktuara dhe do të përfshijë kontributin e gjerë të strukturave të partisë.

Sipas njoftimit të PD-së, i gjithë procesi do të shtrihet përgjatë muajit maj dhe do të përfshijë disa faza. Nga 1 deri më 10 maj 2026, duhet të paraqiten propozimet, shyertimi i të cilave do të kryhet nga data 11 deri më 14 maj. Më pas do të vijohet me hartimin e ndryshimeve, deri më 30 maj,  kur do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi nga Kuvendi Kombëtar i PD-së. 

Kalendari i Punës për ndryshimet në statut

1. 1 Maj – 10 Maj 2026 – Secili anëtar i Partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, Kuvendit Kombëtar mund të paraqesë propozime për ndryshime/përmirësime në Statut. Edhe sescili anëtar i Grupit të Punës duhet të paraqesë mendime/propozime me shkrim për ndryshime apo shtesa në Statut.

2. 11 Maj – 14 Maj 2026 – Shqyrtimi i të gjitha propozimeve të paraqitura brenda afatit më sipër.

3. 15 Maj – 20 Maj 2026 – Hartimi i ndryshimeve dhe propozimi final i grupit të punës mbi ndryshimet e mundshme në Statutin e PD. Dorëzimi i ndryshimeve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme statutore.

4. Brenda 25 Maj 2026 – shqyrtimi dhe miratimi nga Kryesi/Këshill Kombëtar dhe propozimi për miratim në Kuvendin Kombëtar të PD.

5. 30 Maj 2026 – Shqyrtimi dhe miratimi nga Kuvendi Kombëtar i PD.

SHËNIM: Deri në momentin e shqyrtimit dhe miratimit të propozimit nga Kryesia/Këshilli Kombëtar i PD, propozimet, puna dhe produkti i Grupit të Punës për ndryshimet në Statut është konfidenciale dhe mbledhjet e tij janë të mbyllura.

Poll



Source link

Scroll to Top