Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri-Greqi, Rama: Do të furnizohemi me gaz amerikan për një periudhë 20-vjeçare


Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri-Greqi, Rama: Do të furnizohemi

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria do të furnizohet me gaz natyror nga SHBA për një periudhë prej 20 vitesh. Rama theksoi se Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme energjetike dhe se projekti përfshin edhe lidhjen me gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), përmes një tubacioni që do ta lidhë me Fierin.

Edi Rama: Ishte kjo një javë kur hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvullimin e qendrës energjetike të Vlorës dhe furnizimit me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me SHBA. Shqipëria do të furnizohet me gaz të lëngshëm amerikan për një periudhë 20-vjeçare. Bashkë me këtë burim energjie, do rritet edhe volumi i investimeve të reja. Vlora do kthehet në nyje të rëndësishme. Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme. Një gjë mund të them për këtë, që u ndjeva shumë mirë sepse dhe në mjedisin kulturor interesi për Shqipërinë është i madh. Por këto shënime po i përcjell sot në këtë formë sepse duhet të nisem për në Yerevan të Armenisë, ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, të cilin patëm nderin, siç ju kujtohet ta mikpresim vitin e shkuar në Shqipëri. 

Marrëveshja energjetike e Shqipërisë me SHBA-të dhe Greqinë, me vlerë 6 miliardë dollarë është një projekt që synon furnizimin e Europës jugore me gaz të lëngshëm nga SHBA-të. Projekti përfshin transformimin e TEC-it të Vlorës nga naftë në gaz, duke rritur prodhimin e energjisë dhe sigurinë energjetike të vendit.

Poll



Source link

Scroll to Top