I vetëm në garë! Berisha: Po të pranohej Sela do ishte qesharake, Salianji hante me byrazerët e qeverisë


I vetëm në garë! Berisha: Po të pranohej Sela do ishte

Sali Berisha

DIBËR-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Dibra ka kometuar kandidimet për zgjedhjet e kreut të Partisë Demokratike të cilat do të zhvillohen më 23 maj. Berisha do të jetë kandidati i vetëm për kryetar. Kryedemokrati deklaroi se ish-deputeti Ervin Salianji, Alesia Balliu e Evi Kokalari nuk janë anëtarë të PD ndërsa Mereme Sela nuk përmbush kriteret për ta bërë garën të denjë.

Sali Berisha: PD po bën zgjedhje të klasit epror. E vërteta është që në 90% dhe më shumë të atyre që i bëjnë me 1 anëtar – 1 votë janë me 1 kandidat, sepse ata që kanë peshë dhe nuk janë të sigurt në fitore, nuk hyjnë, nuk pranojnë të hyjnë. Në asnjë rast, për të hyrë në garë disa kritere do t’i plotësosh. Përndryshe, gara bëhet qesharake. Po marrim rastin e Meremes, se të tjerët s’ka në PD. Meremja është në PD, ka bërë një garë, ka marrë 43 vota në qarkun e Durrësit. Bravo i qoftë, e përgëzoj. Për të kandiduar Meremja që të drejtojë demokratët, duhet të ketë disa prova të tjera, sepse përndryshe gara bëhet qesharake. Një garë e tillë nuk të nderon. Unë isha në Zagreb. Doli Meremja dhe vuvuzelat thanë se e ka futur Flamur Noka për ta bërë një kandidate, kur Komisioni që i shqyrton kandidaturat i tha që nuk plotëson kriteret. Shkruante dje se PD nuk ka të drejtë të kërkojë zgjedhje, meqë nuk bën vetë zgjedhje. Sipas saj, zgjedhjet me 1 anëtar – 1 votë nuk janë zgjedhje. Salianji më tha të mos bëj zgjedhje në parti, se në diktaturë opozita nuk bën zgjedhje. ‘Jo’, i thashë unë, ‘zgjedhje do të bëj’. Vinte në mbledhje kryesie rregullisht. Asnjëherë nuk shtronte asgjë të veçantë, ndërkohë informacione të verifikuara: ky në burg drekonte me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Ky opozitë, ata byrazerë të qeverisë.

Mesnatën e 30 prillit skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi Komisioni Zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj. Në vendim thuhet se Sela dhe Mulaj, nuk janë kualifikuar si kandidatë pasi nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë kandidaturat e ish-deputetit Ervin Salianji, aktivistes Evi Kokolari dhe Alesia Balliut u refuzuan./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top