Lojtari më i kërkuar i Anglisë mungon ndaj Serbisë, por bën të pamundurën për të qenë në Tiranë

Lojtari më i kërkuar i Anglisë mungon ndaj Serbisë, por bën të pamundurën për të qenë në Tiranë

Nov 12, 2025 | 16:53






























Mbrojtësi i Kristal Palas, Marc Guehi, do të mungojë në ndeshjen e së enjtes për shkak të një dëmtimi në këmbë, por Tuchel nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të rikthehet kundër Shqipërisë.

Screenshot 2025-11-12 162019

Mark Guehi do mungojë nesër për Anglinë ndaj Serbisë. Në anën tjetër po punon që të jetë i gatshëm për sfidën përballë Shqipërisë.

Trajneri Tomas Tuhel e ka konfirmuar se Guehi po monitorohet gjatë kësja kohe, për shkak të dëmtimit në këmbë. Mbrojtësi i qendrës dhe kapiteni i Kristal Palas ishte ndër më të kërkuarit e merkatos së verës, ku disa klube të Premier Ligës e vendosën në radar.

“Nëse ai nuk është në stërvitje të premten dhe nuk është në gjendje të stërvitet të shtunën, atëherë nuk do ta marrim me vete. Dhe sigurisht që do të marrë pushim dhe trajtim. Ai po përpiqet me çdo mënyrë të jetë i përfshirë në ndeshjen e dytë. Do ta vlerësojmë çdo ditë”, u shpreh Tuhel në konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top