Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim


Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe

Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, foli edhe për shit-blerjen e votës në zgjedhje dhe efikasitetin e Task-Forcës për krimin zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Dumani u shpreh se Task-Forca ka vend për përmisim, por nuk ka dështuar. Kreu i SPAK tha se çdo denoncim është vlerësuar dhe për çdo pretendim ka nisur veprimet hetimore. Dumani bëri me dije se në kuadër të hetimeve u mor i pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv, ndërsa një tjetër është nën hetim, por pa përmendur emër. 

“Ne krijuam Task-Forcë për krimin zgjedhor. Nuk mund të them se Task-Forca ka dështuar, patjetër ka vend për përmirësim. Ne kemi marrë çdo denoncim të marrë dhe SPAK ka regjistruar procedime penale, në rastet ku ka pasur prova. Ka pasur procedime pas denoncimeve nga partitë politike, nga qytetarë, por edhe kryesisht. Kemi regjistruar 44 procedime dhe mbeten në hetim dhe 38 procedime penale. SPAK ka bërë gjitha veprimet hetimore për çdo pretendim.

Më 2025, kemi marrë të pandehur një kryetar bashkie. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër po për korrupsion aktiv gjatë procesit zgjedhor, kemi arrestuar disa persona për zgjedhjet më 2025. Po ndjekim 38 procedimet dhe shpresojmë që në këto procedime, t’i çojmë përpara. Ne jemi vetëm 20 prokurorë.

Çdo pretendim të PD-së e kemi verifikuar, ju kam dërguar prokuror dhe në mes të natës. Kur ju thoni po blihen a shiten vota, ne sapo organizojmë punën për të hetuar rastin, shikojmë në media që në filan vend po blihen vota. Kemi dërguar prokurorë të BKH-së, është verifikuar çdo pretendim kudo në Shqipëri”, u shpreh Dumani.

Poll



Source link

Scroll to Top