I përfundon mandati në dhjetor, Dumani: Nuk do të rikandidoj më, por…


I përfundon mandati në dhjetor, Dumani: Nuk do të rikandidoj

altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi para Komisionit të Ligjeve se nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar si prokuror i SPAK. Megjithatë, gjatë fjalës së tij, Dumani kërkoi që të krijohet mundësia ligjore e rikandidimit të prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Lidhur me propozimin e tij, Dumani theksoi se garantin vazhdimësinë dhe funksionimin institucionit.

“Ju siguroj që në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do rikandidoj për prokuror, e kam bërë këtë marrëveshje me veten që kur aplikova për të qenë prokuror i posaçëm. Imagjinoni në vitit 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm iu mbaron mandati brenda një viti. Vakumi që krijohet në atë institucion është shumë i madh. 11 prokurorë në një vit është e pamundur t’i zëvendësosh. Ata kanë çështje që i ndjekin me vite. Cënohen hetimet në këtë drejtim.

Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht, për të krijuar imunitetin e nevojshëm karshi politikës, biznesit, krimit të organizuar. Pra një ditë të bukur, i thuhet të mbaroi mandati. Nuk e kemi luksin që një prokuror i specializuar të çohet në një prokurori tjetër. Vlerësoj se duhet parë dhe jam shprehur qartë.

Unë përcjell çfarë prokurorët e posaçëm më përcjellin mua. Nuk kemi thënë rinovim automatik të mandatit, por dhënie të drejtë për të rikandiduar. Çdo prokuror i posaçëm pas mandatit 9 vjeçar, ka nevojë të rivlerësohet.”-tha Dumani.

Poll



Source link

Scroll to Top