Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ Rama: Shqipëria më afër BE-së se kurrë, garanci pavarësia në sistemit të drejtësisë


Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ Rama: Shqipëria më

Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama, foli për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Në podkastin e përjavshëm “Flasim”, ai tha se 9 Maji, “Dita e Europës”, e gjeti vendin tonë më afër se kurrë me BE-në.

Në fjalën e tij, ai hodhi poshtë pretendimet se negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë janë bllokuar, por theksoi se është forcuar akoma edhe më shumë objektivi historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke forcuar njëkohësisht institucionet demokratike, sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen.

“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord. Marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare, përmes ambasadorëve të tyre, janë në një fazë kyçe të procesit, ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve, duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme. E gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht, ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor”,– tha Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit që u zhvillua në Tiranë gjatë kësaj jave.

Ai tha se Tirana nuk u përzgjodh rastësisht, por sipas tij kjo lidhet me përkushtimin e qeverisë në përmirësimin e reformës në drejtësi dhe garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

“Kështu që është edhe një herë tjetër një arsye për të qenë jo thjesht krenarë për reformën në drejtësi, por të vendosur për ta çuar atë përpara duke i qëndruar besnik atij hapi dhe atij vendimi historik që kemi marrë për të ndarë politikën nga drejtësia, për të ndarë pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ nga pushteti i drejtësisë dhe për t’ia dorëzuar shpatën e drejtësisë zonjës së drejtësisë, e cila ka nevojë në Shqipëri të mbështetet, të ndihmohet, të mirëkuptohet në një proces ku, jo vetëm shpata, por edhe sytë e mbyllur dhe peshorja për të qenë e barabartë dhe e drejtë me të gjithë janë pjesë e kësaj përpjekjeje të madhe dhe të përbashkët”,– përfundoi ai./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top