Debatet me Ramën! Burri i ministres Ibrahimaj mbështet Spiropalin: Bravo Elisa, qëndrim dinjitoz!


Debatet me Ramën! Burri i ministres Ibrahimaj mbështet Spiropalin:

Elisa Spiropali, Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj dhe Edi Rama

TIRANË-Situata politike brenda Partisë Socialiste, ku një debat është hapur mes kryeministrit Edi Rama dhe esh-ministres së jashtme, Elisa Spiropali, ka ndezur reagime jo vetëm në radhët e partisë, por edhe në njerëzit e afërt të figurave politike. Së fundmi Andri Ibrahimi, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për qëndrimin e mbajtur nga ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja, Elisa Spiropali. 

Deputetja me anë të një postimi në rrjete sociale, deklaroi duke thënë ‘më përjashto’, një përgjigje për kreun e qeverisë, ku sipas burimeve mediatike paralajmëroi deputeten se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj. Ky reagim i Spiropalit është mbështetur nga Ibrahimi, ku në një mesazh të bërë publik nga Publik.al, shprehet se është një qëndrim dinjitoz, që pak zëra brenda partisë mund ta bëjnë. 

Debatet me Ramën! Burri i ministres Ibrahimaj mbështet Spiropalin:

Në mbledhjen e 27 prillit të grupit parlamentar të PS, sipas burimeve, Rama ka kritikuar ashpër Spiropalin dhe i ka kërkuar më shumë kujdes në komunikimin publik nga anëtarët e grupit, që të mos krijohen situata të panevojshme dhe ‘drama’ në publik. Madje, bëhet me dije se Rama i ka vënë ultimatum Elisa Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj.

Poll



Source link

Scroll to Top