TIRANË-Një ditë pas protestës së shtatë kombëtare të opozitës, kreu i PD, Sali Berisha gjatë një komunikimi online me qytyetarët ka treguar lëvizjet e radhës së opozitës. Berisha në përgjigje për qytetarët ka deklaruar se PD do të marrë parasysh çdo skena për protestat në vijim. Një prej ndjekëseve shprehen se duhet të ketë bllokim të jetës ekonomike në vend, protesta pa fjalime, ngujim para kuvendit së bashku me deputetët dhe mos lejim i zhvillimit të jetës parlamentare, si dhe grevë.
Sali Berisha: Ajo që thoni ju është e domosdoshme. Frika i nderuar zotëri është sot përcaktues. Farmacisti nuk del dot në proetstë se i mbyllet biznesi nesër. Noterit i hiqet licenca. Koha të bëjmë një analizë. U bë një protestë e shoqërisë civile për taksën mbi çmimin e naftës. Kush doli, 10 qytetarë. Kanë frikë. Ndaj u bëjmë thirrje, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të punojmë në këtë drejtim. Por mes heshtjes dhe përballjes me regjimin, kjo e dyta është jetike.
Berisha, i bëri thirrje partive të tjera opozitare që të bashkohen me Partinë Demokratike.
Sali Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare. Unë i bëj thirrje është koha të veprojmë së bashku kundër një armiku të egër të qenies shqiptare. I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohet me ne. Shikoni çfarë qëndrimi mizor mbajtën ndaj Aulon Kalasë. I bëj thirrje intelektualëve dilni nga konformizmi tuaj. Ju në Universitet nuk keni atë liri që kemi pasur ne në diktaturë. Ju bëj thirrje studenteve. Pensionistëve i bëj thirrje që të bashkohen me ne.



