Kaos te Reali, humbja mund të sjellë revolucionin e radhës! Çabi Alonso, i paralajmëruar para duelit me Mançester Sitin

Kaos te Reali, humbja mund të sjellë revolucionin e radhës! Çabi Alonso, i paralajmëruar para duelit me Mançester Sitin

Dec 8, 2025 | 16:47






























Real Madrid është në kaos të plotë pas humbjes së pësuar këtë të diel në “Bernabeu” përballë Selta Vigos. Skuadra po kalon një krizë të mirëfilltë rezultatesh dhe nga lider i padiskutueshëm, në pak javë është kthyer në ndjekës të Barcelonës.

alonso

Florentino Perez ka qenë dukshëm i mërzitur në fund të ndeshjes së mbrëmshme dhe mediat spanjolle raportojnë se ka qëndruar për shumë orë në stadium, i rrethuar nga bashkëpunëtorët e tij duke dëgjuar analizat e asaj që ndodhi me ekipin. Presidenti kishte shkuar edhe në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes, por ai është një ritual i zakonshëm i tij, për të parë si është situata.

Në bankën e të akuzuarve është Çabi Alonso, i cili erdhi me shumë entuziazëm në ekip, por për momentin po shfaq vështirësi në zgjidhjen e problemeve të lojës së ekipit dhe të luhatjeve. Një justifikim në favor të trajnerit janë dëmtimet e shumta që ka pësuar ekipi, por gjithsesi atij i është kërkuar që të ketë një kthesë të menjëhershme të situatës para se të bëhet e parikuperueshme.

Problemi i madh i trajnerit është se ndeshja e radhës është përballë Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve dhe një disfatë aty, në turneun e preferuar për tifozët, mund të jetë vendimtare për fatin e Çabi Alonsos, edhe pse askush nuk e thotë me zë të lartë në ambientet e klubit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top