Pas “Foltores”, paralajmëron Berisha: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi!


Pas "Foltores", paralajmëron Berisha: Të përgatitemi

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar zhvillimin e protestave më të fuqishme që ka njohur vendi. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u ndal tek situata aktuale në vend për të cilën akuzon kryeministrin Rama, teksa për largimin e tij kërkon angazhimin e të gjithë qytetarëve. 

Teksa numëroi akuzat në drejtim të kryeministrit, Berisha e quajti avokat publik të vjedhjeve të tij. Por, kryedemokrati nuk la pa përmendur çështjen e Belinda Ballukut, e cila sipas tij, po mbrohet nga Rama. 

“Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij. Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë. Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai. Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë. Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatij e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet. Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin  sikur të mos ishte. Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S’ka ndodhur kurrë. Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.”, tha Berisha. 

Partia Demokratike ëshë angazhuar kohët e fundit me mbajtjen e tubimeve, në atë që e quajnë “Foltore” përpara Kryeministrisë. Berisha ka paralajmëruar më herët se aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, për t’i lënë radhën më pas skenarit për protesta kombëtare. Sipas kryedemokratit, kjo është alternativa e vetme që mbetet, në kushtet kur opozita nuk lejohet të flasë në Parlament./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top