‘Balla, unë nuk jam Niko’! Peleshi ‘i kthehet’ edhe Ulsi Manjës: Mos i ngelet hatri askujt (Opozita duartroket)


'Balla, unë nuk jam Niko'! Peleshi 'i kthehet' edhe

Ulsi Manja, Taulant Balla dhe Niko Peleshi

TIRANË-Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi gjatë seancën i ka tërhequr vëmendjen kreut të grupit parlamentar Taulant Ballës dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me etikën e komunikimit në Kuvend. Manja kërkoi fjalën për procedurë pasi mbaroi kryedemokrati Sali Berisha, por Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit dhe fjala i takonte Taulant Ballës. 

Niko Peleshi: Fjalën e ka Balla, përgatitet edhe zoti Bardhi 

(Ulsi Manja kërkon fjalën nga vendi, ngrihet në këmbë)

Niko Peleshi: Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të caktuar në orën 16;00 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet! Zoti Balla unë nuk jam Niko, ju lutem.

(duartrokitje nga opozita)

Niko Peleshi: Zoti Manja, e thamë që në fillim mos ju ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, nuk mund të ndërpritet për procedurë. Kur t’ju vijë radha do të flisni pesë minuta.

 

Poll



Source link

Scroll to Top