Peleshi nuk i la fjalën, Manja e ironizon nga foltorja: Të ula gradat, ndjesa ime pa mikrofon është më e fortë se cinizmi yt


Peleshi nuk i la fjalën, Manja e ironizon nga foltorja: Të ula gradat,

foto ilustrim: ulsi manja-niko peleshi

TIRANË- Momente të tensionuara u regjistruan sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Nga foltorja, Manja ironizoi kryeparlamentarin pasi nuk e lejoi të replikonte me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Peleshi argumentoi se kjo nuk ishte e mundur për shkak të dakordësisë për minutazhin.

Manja tha se ndjesa e tij e mëparshme pa mikrofon, kur “i uli gradat”, nuk mund të dominohej nga “cinizmi i tij me mikrofon”.

“Z. kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’iu përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të kërkoja edhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke dhe preferove që në vend të ndjesës publike simes pa mikrofon të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kujtoj se fuqia e ndjesës pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit dhe sigurisht nuk lejohet replika, por e drejta për të ndryshuar radhën në mirëkuptim me kolegët dhe ju, ekziston. Ju nuk e patët këtë mirëkuptim dhe e mirëkuptoj sepse nuk është e lehtë të përballesh me një dinozaur politik si Sali Berisha që ka 40 vjet që mbijeton në politikë me mjetet që di të përdorë më mirë: intrigën, presionin, baltën, shpifjen, shantazhin, shto tani në fund edhe gradën shkencore non grata. Që të përballesh me këtë nuk të vjen në ndihmë rregullorja e Kuvendit sesa rregullorja jote”, tha Manja.

Ndërkohë që pasi Manja përfundoi fjalën e tij, Peleshi u përgjigj, duke theksuar se nuk ia lejon rregullorja për të replikuar me të. 

“Nuk ma lejon rregullorja t’ju replikoj, por fjalët tuaja do t’i studioj për të ndryshuar mendim, por jo si të veproj”, tha Peleshi.

Në episodin e regjistruar gati 2 orë më parë nga momenti i replikimit, Manja kërkoi fjalën për procedurë pasi mbaroi kryedemokrati Sali Berisha, por Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit dhe fjala i takonte Taulant Ballës. Por, Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit. Gjatë vijimit të kërkesës së tij, Manja iu drejtua në mënyrë konfidenciale, por sërish, Peleshi iu përgjigj prerazi.

Niko Peleshi: “Zoti Manja, e thamë që në fillim mos ju ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, nuk mund të ndërpritet për procedurë. Kur t’ju vijë radha do të flisni pesë minuta.”/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top