Pullat e reja fiskale, Malaj zbulon risitë: Ja si do të ‘gjurmohen’ produktet! Kolapsi i e-Albania? Do merren masat


Pullat e reja fiskale, Malaj zbulon risitë: Ja si do të

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, komunikoi për mediat vendimet e miratuara në mbldhjen e qeverisë ditën e sotme. Malaj bëri me dije se janë diskutuar disa amendime lidhur me elementët e pullave fiskale.

Sipas ministrit Malaj, këto amendime përfshijnë rritjen e elementëve të sigurisë, për të reduktuar mundësinë e falsifikimit, si dhe vendosjen e teknologjisë track and trace, që lejon autoritetet tatimore dhe doganore të ndjekin produktin nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori.

Një tjetër risi, sipas ministrit, është bar kodi në pullat fiskale, që mund të skanohet përmes telefonit. 

“Propozimet që ne sjellin janë disa risi, së pari rriten elementët e sigurisë që e bëjnë të pamundur ose ulin mundësinë e falsifikimit të tyre. Nga ana tjetër do të vendosim edhe teknologjinë track and trace në pullat fiskale, duke u dhënë mundësi autoriteteve si tatimore edhe doganore që të ndjekin produktin që nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori.  Nëpërmjet një telefoni do të skanohet produkti dhe të merret informacion se kush është prodhuesi, importuesi, data kur ka hyrë në Shqipëri apo informacione të tjera në dobi të sigurisë ushqimore”, tha ministri Malaj.

Malaj u pyet edhe për ndërprerjen e shërbimeve të platformës e-Albania, e cila do të jetë jashtë funksionit nga 15 maji, ora 22:00, deri më 18 maj, ora 08:00.

“Në rast se vonesat do të sjellin penalitete për qytetarët, qeveria do të marrë të gjitha masat,” tha ministri./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top