TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale-Administrative është mbledhur sot në seancë për dëgjimet me drejtues të pushtetit lokal, pas takimeve të nisura me qytetarët në disa qarqe.
Sot në seancë janë thirrur kryetarët e Bashkive të qarqeve të Elbasanit, Durrësit dhe Kukësit, për të diskutuar mbi ndarjen e re territoriale.
Që në fillim të mbledhjes, dy bashkëkryetarët shprehën qëndrime të kundërta. Demokratët kërkojnë rritjen e numrit të bashkive, duke konsideruar të dështuar reformën e vitit 2014, ndërsa socialistët mbështesin konsolidimin e bashkive ekzistuese, duke parashikuar edhe uljen e numrit të tyre.
Mbledhja u tensionua ndërkohë që debatet mes anëtarëve dhe të ftuarve bënë që të devijohej nga rendi i ditës. Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi, ndërpreu një prej të ftuarve, duke kërkuar që opinionet e detajuara të dorëzoheshin me shkrim.
“Këtu nuk jemi në studio televizive dhe as për të bërë shou”, tha Boçi.
Propozimi i Boçit shkaktoi reagime të menjëhershme, ndërsa bashkëkryetari socialist, Arbër Mazniku, sugjeroi vendosjen e një rregulli të qartë: secili folës të ketë dy ose tri minuta pa ndërprerje.
Gjithashtu, anëtari demokrat Bledion Nallbati shprehu frustrimin e tij dhe u ankua se pyetjet e tij “shumë të thjeshta” nuk po u jepen përgjigje. Ai akuzoi bashkëkryetarin socialist, Arbër Mazniku, se po tentonte “të bënte teori” në vend që të jepte përgjigje konkrete dhe të sakta.
Debati në Komision
Boçi: Zoti, zoti…
Belba: Nesër kemi ardhur sot.
Boçi: Zoti Belba, të lutem shumë.
Belba: Kemi ardhur sjelljen ca…
Boçi: Ja një ndërhyrje… Zoti Belba.
Belba: Edhe ndonjë vlerësim.
Boçi: Zoti Belba.
Mazniku: O zotëri. Dakord? Një sekond se njeri…
Mazniku: ...ju kam thënë një fjali dhe u lodhët kështu vetë.
Belba: O dëgjo, kemi një orë ca…
Mazniku: Zoti Belba, të mbaroj fjalën time që vijnë të japin opinionin tonë…
Belba: ...në qoftë se reforma territoriale ka aktorë që janë në terren jemi ne.
Boçi: Ja zoti Belba, një minutë se…
Mazniku: Ne po i kam njerëzit deri tash…
Boçi: Një minutë se jam drejtues i komisionit. Një minutë. Respektoje këtë gjë.
Belba: Krahu tjetër drejtues është.
Boçi: Kur ndërhyn zoti Mazniku, nuk ka ndërhyrë deputetët e tjera. Tani nuk jemi në studio televizive, ku gazetari bën pyetjen dhe unë i jap çfarë përgjigje dua dhe kam ndërmend. Tani këtu jemi para një komisioni. Nuk është hetimor. Sigurisht. Është dëgjesë. Por ama nuk është edhe shou, që ne ta bëjmë në formë të tillë. Parashtrime, në qoftë se keni për reformën, që janë të domosdoshme, shumë mirë, bëj me shkrim dhe na i dorëzon ne në komision. Këtu nuk jemi për të bërë parashtrime të parapërgatitura. Të lutem.
Belba: Po themi, tani do krahasojmë reformën e 2014 me… Ja ta çoj deri në fund. Ne jemi duke zbatuar atë reformë.
Boçi: Zoti Belba, ka një rregull…
Belba: ...dhe unë them vlerësim kush ka punuar mirë, kush ka shkuar keq.
Boçi: Zoti Belba, unë e di që e njihni procedurën parlamentare. Ka një rregull, ja, ta mbaroj unë. Dhe ajo që unë po kërkoj s’ka të bëjë fare, domethënë, për të kundërshtuar parashtrimin tuaj. Në qoftë se keni një opinion, bëjeni me shkrim dhe dorëzojeni. Sot je për të dhënë përgjigje për pyetjen që deputetët bëjnë. Kaq e thjeshtë, se duam dhe ekonomi kohe, nuk kemi dhe… se kështu, e di si vazhdojmë? Me ju ne jemi deri në darkë. Me parashtrime, me gjëra se normal, ndoshta keni dëshirë, na keni dëgjuar, keni qejf të na kundërshtoni. Me dokumente, na i dorëzoni, ekspertët i kemi dhe ata i vlerësojnë. Përgjigjen për pyetjet që bën deputeti. Shkurt, qartë, saktë.
Mazniku: Tani, të lutem se nuk e zgjidhim këtë çështje duke bërë tre herë të njëjtën pyetje. O zoti Nallbati.
Belba: Ne nuk kemi të drejtë vote. Do shkrihem apo s’do shkrihem? Dakord? Po pyes sikur jam deputet. Unë jam kryetar i bashkisë. Tani…
Mazniku: Zoti… Zoti Nallbati.
Belba: Nëse do më dëgjosh, po ke respekt siç kam unë për ty, dakord? Po tani mos ndërhyj se nuk po bëj ndonjë gjë. As po bëj ndonjë thyerje.
Mazniku: Përpara se t’ia jap fjalën sërish zotit Belba, kam dhe një fjali, po të them një fjalë, të lutem. Dhe këtë e kam shumë të rëndësishme dhe thelbësore për mundësinë që t’i vijojmë këtë gjë siç duhet. Do biem dakord për një gjë që ta zgjidhim këtë punë për të gjithë dëgjesat. Ne bëjmë pyetjen, do i japim njeriut dy minuta ta thotë si e mendon ai. Hajde të caktojmë sa minuta duam, dy minuta, tre minuta. Në fund të fundit, secili prej nesh këtu, e para, i ka mendtë e veta në kokë, e dyta, ka një përgjegjësi para publikut për të thënë të vërtetën që mendon vetë. Do biem dakord që nuk do të shkojmë te fjalia e parë që thotë njeriu, të kërcejmë shtatë veta të ndërhyjnë. Do ta bëjë pyetjen një person, sa të dojë ta bëjë, një minutë, një minutë e gjys, dy minuta, të mbarojë pyetjen. Më pas, nëse do t’ia drejtojmë katër vetave, pesë vetave, një njeriu pyetjen, atij njeriut, për çështje qytetarie dhe etike parlamentare, do t’i themi, ke dy minuta të përgjigjesh. Nëse përgjigja nuk është në përputhje me kërkesën tuaj, nuk ju ka kënaqur, keni të drejtë të bëni një pyetje tjetër, t’i thoni kjo pyetje nuk i përgjigjet pyetjes time. Por ama nuk mund të paragjykojmë fjalinë te fjalia e parë se nuk na pëlqeu si e tha fjalinë e parë folësi, kushdo qoftë ai.
Nallbati: Dakord, po ne do të biem dakord edhe për një gjë, që këtu nuk jemi mbledhur për të bërë shou. Jemi mbledhur në një komision nga më të, për një reformë nga më të rëndësishmet në këtë vend dhe gjithsecili prej nesh duhet të kuptojë që nuk jemi mbledhur për të bërë shou. Në qoftë se vijmë këtu me përgjegjshmëri, duhet të vijmë për të dhënë opinionin për ato çështje që janë kaq të rëndësishme për qytetarët, jo për të bërë shou. Dhe për këtë duhet të biem dakord, me gjithsecilin prej nesh. Qoftë me ne që jemi anëtarë të komisionit, qoftë me ata që vijnë të ftuar këtu për të dhënë opinion.
Mazniku: Zoti Nallbati, me shumë respekt sërish. Çfarë është serioze… Secili prej nesh, me shumë respekt sërish. Secili prej nesh ka mendimin e tij dhe opinionin e tij. Dhe këtu e themi për njëri-tjetrin, e themi dhe për publikun që na, që na thotë. Çfarë është serioze, ti ke gjykimin tënd, unë kam timin, publiku ka të vetin që na gjykon e na vlerëson. Dhe, ë, unë mendoj që gjëja serioze dhe civile për të bërë, minimalja e kulturës bazike është, ne bëjmë pyetjen tonë, me kohën që na duhet, i lëmë personit që të flasë dy minuta, tre minuta, një minutë e gjysmë, hajde ta biem dakord sa doni juve, po t’i japim mundësinë njeriut ta nisi, ta mbarojë fjalinë me kryefjalë, kallëzues, kundrinor deri në fund, se nëse njeriu sa ka thënë një fjalë, kërcejnë gjashtë veta, nuk kemi për të shkuar shumë larg. T’i japim dy minuta, të thotë çfarë do.
Nallbati: Pse po e marrim ne kohën me debat? O zotëri. Tani të lutem. Unë bëra tre pyetje shumë të thjeshta. Thjeshta fare që mund të përgjigjesh me një, me një fjalë. Tani ti më thua t’i japim kohën të bëj, të bëj teori. Unë s’pyeta, nuk kërkova nga zotëria të më japë opinion mbi reformën. I thashë, bëra tre pyetje shumë të thjeshta. Tani në qoftë se ne e nisim përgjigjen, unë pyes për Ramadanin, e ti më përgjigjesh për Mondin, s’kam ça të dëgjoj kot pra.
Mazniku: Në, në rregulloren e Shqipërisë, në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është e cilësuar e drejta e mendimit të lirë dhe e fjalës së lirë. Tashi dhe në komision, njerëzit kanë mendimin e vet.



