Rama lajmëron krijimin e një shoqërie publike: AKSHI nuk është më i vetëm


Rama lajmëron krijimin e një shoqërie publike: AKSHI nuk

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik, njoftoi edhe  krijimin e një shoqërie tjetër publike për teknologjinë digjitale, e cila do të veprojë së bashku me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). 

Kreu i qeverisë njoftoi se bëhet fjalë për shoqërinë “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore. Rama theksoi se kompania do të funksjonojë e ndarë me AKSHI-n, ku siç u shpreh kryeministri, do të rekrutojë më të mirët e treg, dhe t’i paguajë më shumë.

Edi Rama: Procesi do të jetë i gjurmueshëm dhe për këdo që të ketë pretendime do të jetë e mundur kthimi në pikënisje për të parë procesin manualisht. Sistemi është planifikuar të jetë me parime transparencë shkruar nga institucionet ndërkombëtare. Çdo njoftim do të publikohet njëkohësisht në Tender Europian Daily. Do të jemi tërësisht në një fazë tjetër, brenda këtij mandati për Shqipërinë në BE 2030. Sistemi nuk është vetëm teknologjik por manifest i vullnetit për Shqipërinë shtet. Diella do të shënojë kapërcimit nga një epokë në tjetrën të të bërit biznes. Do të prezantojmë planin e detajuar në vijim, por do të nisim edhe nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale në këtë projekt dhe jo vetëm. AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore që do të synojë të rekrutojë më të mirët e treg, t’i paguajë më shumë se çdo tjetër në treg, dhe të kthehet në një forcë që shtyn para një shtet që synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat.

Poll



Source link

Scroll to Top