Ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Bruksel, Kos: Do të disbursojmë 200 mln euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi


Ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Bruksel, Kos: Do të

marta kos

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se Bashkimi Europian do të disbursojë në ditët në vijim edhe 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si pjesë e planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Deklarata u bë gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve europiane me përfaqësuesit e rajonit të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Bruksel.

“Zbatimi i planit të rritjes po ecën mirë. Ne do të shpërndajmë së shpejti rreth 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ne po arrijnë rezultate të prekshme kur bëhet fjalë për integrimin gradual. Siç e dini javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë në marrëveshjen SEPA. Zgjerimi është përparësi për Bashkimin Evropian. Nëse shtetet kandidate arrijne sukses me reformat, atëherë edhe ne duhet që të mbajmë premtimet.

Shefja e BE-së foli edhe për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Podgoricë. 

Ndërkohë po përgatisim Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën evropiane”, tha Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Në Bruskel u zhvillua sot një takim i përbashkët mes 27 ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor ishin në fokus të diskutimeve të takimit që po kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas. 

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top