Rama në Asamblenë e PS-së në Elbasan: Opozita dhe media, akuza e lajme të pavërteta për procesin e Shqipërisë në BE


Rama në Asamblenë e PS-së në Elbasan: Opozita dhe media,

Edi Rama në Asamblenë e PS-në Elbasan

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Elbasan, ku ka folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Partia Socialiste ka përmbushur një volum të rëndësishëm detyrash ligjore të lidhura me integrimin europian, duke theksuar se janë miratuar 27 ligje si pjesë e paketës së negociatave.

Ai tha gjithashtu se ndaj PS-së janë ngritur akuza për bllokim të procesit të integrimit dhe se, sipas tij, edhe mediat kanë ndjekur të njëjtën retorikë. Kryeminsitri iu drejtua opozitës, duke i cilësuar si “molotovë” që kanë tentuar të pengojnë procesin parlamentar dhe negociatat me BE-në.

“Nuk kemi qenë asnjëherë kaq afër realizimit të një ëndrre historike, por nga ana tjetër pasi është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm që këto hapa të fundit të tre-katër viteve që kemi përpara janë edhe më të vështirat sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizimin tonë shtetëror me organizimin e BE-së, ndërkohë që na duhet kjo vetëdije dhe na duhet që ta ndjejmë të gjithë sëbashku këtë përgjegjësi, PS-ja dhe familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë e motivimin për të shkuar çdo ditë e më shpejt përpara me një tërësi forcash dhe faktorësh që janë tërësisht kundër nesh.

Forcat politike, mediatike, që prodhojnë dhe shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra gjysmë të vërteta, që janë gënjeshtrat më të mëdha, akuza, lajme, të cilat edhe kur nuk janë të pavërteta vendosen në proporcion të zhdrejtë me realitetin. Unë kam postuar një analizë që një start up shqiptar i ka bërë nëpërmjet AI, 66 ditëve të fundit në mediat tradicionale, televizione dhe në mediat online, portalet. Të gjitha artikujt dhe fjalët e thëna, është një pasqyrë që tregon diçka shumë pozitive për në e cila rrëzon çdo lloj legjende urbane të sajuar me vite dhe të shpërndarë botërisht që Shqipëria është një vend “mediash të kapura”.

Dhe për këtë arsye Partia Socialiste duhet të motivohet fort dhe duhet ta ndjejë shumë fort përgjegjësinë që të mbajë mbi shpatulla këtë proces. Pse? Se u lemeris dynjaja! “U bllokuan negociatat”, “u bllokuan negociatat”, “u bllokuan negociatat”, “u bllokuan negociatat”, “doli Gjermania, hyri Gjermania”. Si bëhet shpjegimi? Shpjegimi bëhet në radhë të parë ne duke folur me ju dhe pastaj ju duke folur me ata, me të gjithë. Sepse njerëzit e kanë në qendër të vëmendjes këtë çështje, sepse duan që ne ta realizojmë atë për të cilën na dhanë të gjithë atë mbështetje. Ta bëjmë realitet pasaportën e Bashkimit Europian për çdo shqiptar. Atëherë që të bëhet kjo na duhet forcë. Kur unë thosha na duhet një mandat i fortë, thoshin ky do të bëhet si Putini! Por ja ku jemi sot në fund të janarit ne kemi kaluar 27 ligje mos gabohem që ishin një paketë që ishte vetëm për negociatat, sepse ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund edhe thotë “deri në këtë muaj duhet të kaloni këto ligje, deri në atë muaj duhet të kaloni këto masa, deri në atë muaj…”. Dhe të gjitha këto janë për të përputhur legjislacionin me standardet e Bashkimit Europian. Nga këto 27, 7 ishin me 84 vota. Tani e përfytyroni ju sikur ne të kishim 75 edhe të tjerat kishin molotovarët se ku do ishim sot ne? Atëherë po, do na ishin bllokuar negociatat, sepse do na ishte bllokuar parlamenti jo me muskuj por me buzëqeshje duke thënë, “po më ne u japim votat juve patjetër, ne duam të shkojmë bashkë në Europë, por duhet njëherë të tërhiqet narko-regjimi, duhet të iki Edi Rama, duhet të mos ta ketë Partia Socialiste qeverinë, të bëjmë një gjë të përbashkët”, e bla bla bla e bla bla bla dhe ne do ishim në një situatë, do vinim vërdallë si ajo shprehja që thotë duke i gjëmu bishtit tonë. Prandaj duheshin ato vota! Prandaj unë insistoja që na duhet, na duhet, na duhet dhe prandaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na i dhanë ato vota, jo për këto karrige, po për atë forcë që ato vota kanë në Parlament, që ne t’i realizojmë negociatat.- tha Edi Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top