“Ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës”, deklarata e Berishës kundër Gonzatos shkakton reagim nga diplomatët e BE-së


“Ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës”, deklarata e

Silvio Gonzato, mesazhi i ambasadorit dhe Sali Berisha

TIRANË-Deklaratat e djeshme të kreut të opozitës, Sali Berisha, kundër ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, kanë nxitur reagim edhe nga diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Sot është shpërndarë nga Ambasada Gjermane në rrjetet sociale mesazhi i dekanit të trupit diplomatik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ambasadorit të Qipros në Athinë, Stavros Avgoustides, i cili mbulon edhe Shqipërinë.

Ambasadori Stavros Avgoustides shkruan se ambasada e mbështet punën e Gonzatos në Shqipëri dhe se beson te profesionalizmi i tij.

“Në Ditën e Europës ne qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE-së dhe skuadrës së tij dhe riafirmojmë besimin e plotë në profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj shërbimit”, theksohet në deklaratën e publikuar në faqen e ambasadorit Avgoustides në X.

Por çfarë tha Berisha për Gonzaton?

Në një komunikim online me qytetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi Gonzaton, duke e quajtur “ambasador të Ramës” dhe duke pretenduar se ai është kundër opozitës. Berisha u shpreh se ambasadori në Bruksel ka transmetuar, sipas tij, pretendime të pavërteta, duke thënë se opozita është kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera”, tha Berisha./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top