TIRANË- Dëputetët demokratë prej kohësh kërkojnë interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, ndërsa munga e saj nuk ka kaluar pa u komemtuar prej tyre me ironi e kritika. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ironizoi sërish mungesën e ministres Sala në sallë, për të cilën tha se duhet të japë llogari për një çështje që ai e sjell nga Lushnja.
Teksa fliste, Korreshi demostronte pamje të pediatrisë së Lushnjës nga telefoni i tij, duke thënë ‘po na hanë minjtë’.
“Kisha një pyetje, atë ministren e Shëndetësisë a ju kanë zënë sytë? Doja ti tregoja pamjet e pediatrisë së Lushnjës, po na hanë minjtë. Po lozin minjtë te pediatria. Nuk është ajo godina që do rregullohet. Të vijë ajo ministrja, të lërë ato buzët e kuqe se s’po e sjellim për pilaf. Por bëhet fjalë për fëmijët. Po na hanë minjtë. Sa herë që pyes unë për interpelancë, ajo nuk vjen.”, u shpreh Korreshi. /ZËRI



