“Ka njerëz në qeveri që s’duan të bëjnë punën”, Braçe lexon përgjigjen e ministrit: S’dua të bëj interpelancë me ty


"Ka njerëz në qeveri që s'duan të bëjnë

andis salla-erion brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ngriti shqetësimin në Kuvend për shtyrje interpelancash dhe nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë dhe ministrave. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kritikoi ministrinë e Bujqësisë për mos kthim të përgjigjeve lidhur me disa informacione që kishte kërkuar për interpelancat me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Braçe lexoi edhe përgjigjen e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, i cili ka refuzuar të bëjë interpelancë me të. Socialisti ngriti zërin, duke theksuar sipas tij se, disa në qeveri nuk duan të punojnë.

“Sot kanë skaduar afatet për kërkesat për informacion me ministrinë e brendshme, bashkinë e Tiranës, me AMF-në, me AKU-në, të gjitha në funksion të një interpelance me ministrin e Brendshëm, dy interpelannca me ministrin e Infrastrukturës dhe një me ministrin e Bujqësisë. Unë e kuptoj që edhe nëpër zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por që të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin, është e tepërt…I jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në kuadër të interpelancës që thashë dhe kam marrë dy përgjigje prej tyre, një prej agjencisë e cila thotë “nuk është kompetencë e imja të kthej përgjigje” dhe një nga ministri që thotë “ nuk dua të bëj interpelancë me ty se nuk e kam kompetencë”. Kam marrë ligjin për shërbimin veterinar që ngarkon ministrinë e Bujqësisë për problematikën që kërkon informacion lidhur me kafshët shoqëruese, të braktisura, shëndetin e tyre dhe mënyrën e trajtimit të tyre”.

“I kam kërkuar të shprehet për kontrollet e ushtruara ndaj organeve të pushtetit vendor. Unë e kuptoj që ka njerëz edhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punë e tyre. Unë jam këtu për të bërë punën time. Në qoftë se kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave nuk u përgjigjet askush, më mirë na thoni të mos bëjmë kërkesë për marrje informacioni, as të mos bëjmë interpelanca. Çfarë e dinë këta Kuvendin e Shqipërisë?”, deklaroi Braçe.

Poll



Source link

Scroll to Top