“Territorialja” në Vlorë! Debate PS-PD, Mazniku: T’i bëjmë bashkitë më efikase. Boçi: Mezi paguajnë pagat


“Territorialja” në Vlorë! Debate PS-PD, Mazniku: T’i

Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi

VLORË-Sot në Vlorë u zhvillua mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale Arbjan Mazniku gjatë dëgjesave në qytetin e Vlorës ka deklaruar se kjo reformë do të impaktojë në mënyrën se si Shqipëria do të zhvillohet në 30-40 vitet e ardhshme. Ai nënvizoi nevojën për të marrë parasysh ndjeshmëritë territoriale dhe objektivin e përmbylljes së negociatave me Bashkimin Europian në vitin 2027.

Arbjan Mazniku: Për të bërë një reformë që të impaktojë në mënyrën se si Shqipëria do të zhvillohet në 30-40 vitet e ardhshme. Sot jemi një vit larg zgjedhjeve vendore. Mund të bëjmë një reformë territoriale para zgjedhjeve dhe bashkitë futen me një sitetm të ri, me kompetenca të reja dhe mundësi të reja financiare, le ta mendojnë si një përgatitje për anëtarësim në BE. Sot PE ka nxjerrë një rezolutë ku thotë se është një objekt i arritshëm që Shqipëria të anëtarësohet në 2027. Në 2027 të hyjmë me sistemin e ri në zgjedhje. Jemi në një moment jo vetëm për rëndësinë që ka reforma por dhe mënyra se si po ecën Shqipëria drejt anëtarësimit në BE. Është një moment që ne mund të shohim si mund t’i bëjmë bashkitë më efikase dhe më efektive. Si mund të gjenerojnë më shumë të ardhura? Territori nuk duhet të jetë i vetmi faktor determinues, pasi shpesh kemi çuar funksione në vende ku nuk ushtrohen dot.

Ndërkohë Luçiano Boçi, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale nga PD, kërkoi që reforma e re të përmbyllet me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, duke paralajmëruar se në të kundërt do të humbiste vlerën.  Ai theksoi gjithashtu nevojën për dëgjesa reale me qytetarët, jo vetëm formale apo për vlerësime pozitive.

Luçiano Boçi: Territori nuk lexohet në Parlament, por në terren, në mungesën e shërbimeve. Ka bashki që mezi paguajnë pagat dhe janë të diskriminuara në ndarjen e fondeve. Kryebashkiakët i kanë duart e lidhura nga pushteti qendror.

Poll



Source link

Scroll to Top