TIRANË-Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Servet Pëllumbi ka lindur në Korçë dhe pas viteve 90. Ai kreu studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960 – 1963, Pëllumbi ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977. Pëllumbi u zgjodh anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës.
Ndryshimet demokratike në vitin 1990, e pozicionuan Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, post që e mbajti deri në vitin 1996. Servet Pëllumbi ka udhëhequr fushatën e socialistëve, për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën dhe më pas fushatën për lirimin e Fatos Nanos nga burgu. Njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentare.
Për kontributin e tij, ai është dekoruar nga Presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, një nga vlerësimet më të larta në vend.



