Ndërpritet procesi i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen


Ndërpritet procesi i votimit për kreun e PD-së në

PAMJE NGA NGJARJA

KORÇË-Vetëm 40 minuta nga fillimi i procesit të votimit për kryetarin e Degës së PD Korçë, anëtarët e komisionit kanë ndërprerë procesin duke marrë kutitë dhe duke u larguar nga qendra ku do të zhvillohej votimi. Tensionet u zhvilluan lidhur me mënyrën e administrimit të listave të votuesve.

“Po tani s’do lëmë demokratët pa votuar! Pa u konsultuar fare me ne, mbyllet procesi”, ka deklaruar një prej demokratëve brenda selisë drejtuar Komisionit.

Aktualisht në selinë e PD nuk ka asnjë njeri. Nuk dihet si do të veprohet ndërkohë që procesi u ndalua plotësisht.

Poll



Source link

Scroll to Top