Gara për kryetarin e PD më 23 maj! Nesër afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, kriteret dhe afatet


Gara për kryetarin e PD më 23 maj! Nesër afati i fundit për

foto ilustrim: pD-dokumenti

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), i cili ka përcaktuar edhe kriteret dhe afatet për kandidatët.

Nesër në orën 12:00 afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për garën për kreun e PD. Sipas dokumentit zyrtar, kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere të përcaktuara:

-detyrimi për të qenë anëtarë të PD-së me një profil të lartë publik dhe politik;

-angazhim të paktën 10-vjeçar në parti;

-eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare;

-përmbushja e kritereve të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen ose ushtrojnë funksione publike.

Gara për kryetarin e PD më 23 maj! Nesër afati i fundit për

Gara për kryetarin e PD më 23 maj! Nesër afati i fundit për

dokumenti

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj. Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force. Vetë Berisha më herët ka deklaruar se nuk do të respektojë nenin “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Neni parashikon se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top