Kërkimi shkencor në fokus! Alarmi për gratë iraniane? Kumbaro qetëson prindërit: S’ka panik, masat e garantuara 100%


Kërkimi shkencor në fokus! Alarmi për gratë iraniane?

ministrja Mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka komunikuar vendimet pas mbledhje së Këshillit të Ministrave. Në prononcimin për mediat, Kumbaroi njoftoi miratimin e aktit të 12 nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën në Republikën e Shqipërisë. Kumbaroi shtoi se me këtë vendim përmbyllet edhe detyrimi ligjor që lidhet me Kapitullin 25, pikërisht ai i kërkimt shkencor.

“Dua të ndaj me ju sot një lajm që sidomos është i mirë për botën e kërkimit shkencor, për universitetet, publike dhe jo publike por edhe për çdo institucion tjetër apo kompani private që është e interesuar në produkte të kërkimit shkencor sepse mbyllëm sot me vendim të Këshillit të Ministrave aktin e 12-të nënligjor, në zbatim të ligjit për Shkencën të vitit 2024 që është një paketë shumë e rëndësishme për organizimin e institucioneve dhe të kërkimit shkencor në përgjithësi në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Komisionit Europian dhe të Bashkimit Europian, me mbylljen e këtij akti në bëjmë edhe veprimin e fundit ligjor në detyrimet që kemi për Kapitullin 25, është kapitulli për kërkimin shkencor, për të cilin po punohet prej disa vitesh, një ndër dy kapitujt e parë që do të mbyll negociatat brenda këtij viti”, u shpreh Kumbaro.

Më tej, ministrja është ndalur edhe te projektet pas shkolle dhe gjithë programet e tjera për nxënësit. Kumbaro theksoi se bëhet fjalë për projekte që kanë gati 10 vite që zhvillohen në formate të ndryshme dhe tashmë do të zgjerohen për të krijuar më shumë hapësira për nxënësit. 

“Janë projekte kanë 10 vjet që zhvillohen në formate të ndryshme. Në shkolla ku janë bërë investime të rëndësishme, të jenë të hapura edhe aktivitetet pas mbarimit të mësimit. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve. Do të shtojmë edhe Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarëve lidhur me një rast të fundit që ka ngritur shqetësimin e prindërve për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Bëhet fjalë për rastin e publikuar gjerësisht në mediat sociale, ku gra të mbuluara janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë dhe komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur. 

Lidhur me këtë, ministrja i qetësoi prindërit, duke theksuar se nuk ka nevojë për panik dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.

“Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ministrja Kumbaro. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top