TIRANË-Situata politike brenda Partisë Socialiste, ku një debat është hapur mes kryeministrit Edi Rama dhe esh-ministres së jashtme, Elisa Spiropali, ka ndezur reagime jo vetëm në radhët e partisë, por edhe në njerëzit e afërt të figurave politike. Së fundmi Andri Ibrahimi, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për qëndrimin e mbajtur nga ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja, Elisa Spiropali.
Deputetja me anë të një postimi në rrjete sociale, deklaroi duke thënë ‘më përjashto’, një përgjigje për kreun e qeverisë, ku sipas burimeve mediatike paralajmëroi deputeten se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj. Ky reagim i Spiropalit është mbështetur nga Ibrahimi, ku në një mesazh të bërë publik nga Publik.al, shprehet se është një qëndrim dinjitoz, që pak zëra brenda partisë mund ta bëjnë.

Në mbledhjen e 27 prillit të grupit parlamentar të PS, sipas burimeve, Rama ka kritikuar ashpër Spiropalin dhe i ka kërkuar më shumë kujdes në komunikimin publik nga anëtarët e grupit, që të mos krijohen situata të panevojshme dhe ‘drama’ në publik. Madje, bëhet me dije se Rama i ka vënë ultimatum Elisa Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj.





