Nafta dhe zjarri te ‘Arlis’! Këshillit Bashkiak: 40 mijë lekë bonus qiraje, ndihmë me 50 lekë/litër karburant për urbanët


Nafta dhe zjarri te 'Arlis'! Këshillit Bashkiak: 40 mijë

Anuela Ristani

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranë është mbledhur sot për të miratuar dy vendime që kanë të bëjnë me situatat e fundit në kryeqytet. Së pari është dhënë miratimi për projektvendimin që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik, në kuadër masave dhe të paketës për krizën e karburanteve, pas konfliktit në Lindjen e Mesme, që vijon prej muajit mars.

Sipas projektvendimit, shoqëritë e linjave qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore, për muajt mars, prill dhe maj 2026. Kompensimi do të llogaritet mbi bazën e konsumit të kësaj periudhe, por nuk do të tejkalojë sasinë e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin operator.

“Është situata energjitike globale me rritjen e çmimit të karburantit, që ka ndikuar shumë thellë në qëndrueshmërinë e operimit të operatorëve të transportit publik. Bashkia operon me transportin publik përmes kontratave të të tretëve. Nuk ka flotën e vetë. Të gjitha shpenzimet operative, janë rritur në përmasa të mëdha. Ndikimi i çmimit të naftës ka ndikim të dukshëm dhe mbijetese në sektorin e transportit. Kjo situatë ka rritur kostot. Projekvendimi i Këshillit të Ministrave parashikon komensimin e këtyre kompanive me 50 lekë për litër nafte. Dhënia e pëlqimit për këtë nismë është e rëndësishme për të siguruar që shërbimet e transportit publik të mbështeten dhe të mos ndikohen negativisht nga faktorë të jashtëm ekonomikë,“-deklaroi Ristani.

Në relacion theksohet se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka arritur nivele rekord, duke ushtruar presion të madh mbi sektorin e transportit, i cili përbën rreth 98% të volumit të përgjithshëm të transportit në Shqipëri. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm kostot operacionale për operatorët dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka ndikuar edhe te qytetarët si përdorues të shërbimeve.

Së dyti, në mbledhjen e Këshillit pritet miratimi për dhënien e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga zjarri në kompleksin Arlis, pranë QSUT. Vendimi parashikon një dëmshpërblim prej 40 mijë lekësh në muaj për çdo familje, kompensim që nëse miratohet, do të jetë në fuqi deri në rikthimin e tyre në banesat e rikonstruktuara. 

“Zjarri i përmasave të mëdha te Kompania Arlis, dhjetëra familje mbeten pa banesë, me dëme të shumta materiale, për fat të mirë, vetëm dëme materiale. Ka pasur të gjitha ndërhyrjet e mundshme të të gjithë aktorëve, nuk dua të them vetëm zjarrëfikësit, që kanë pasur angazhimin e tyre. Në këto raste jeta është më e rëndësishmja dhe kjo është arritur me sukses. Patjetër që reagimi për t’i ardhur në ndihmë banorëve ka qenë i menjëhershëm në administratë. Patjetër që reagimi për t’i ardhur në ndihmë banorëve ka qenë i menjëhershëm këtu në administratë, duke konfirmuar që e kishim bazën ligjore për të dhënë një kontribut për strehim të këtyre banorëve, në këtë periudhë të ndërmjetme kur ata kanë mbetur të pastrehë, deri në momentin e rehabilitimit të banesave të tyre”-u shpreh kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Përfituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë njësive administrative ku janë të regjistruar, përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokumente pronësie mbi banesën e dëmtuar, si dhe një deklaratë për vërtetësinë e të dhënave. Bashkia Tiranë gjithashtu ka deklaruar se do të dëmshpërblejë banorët edhe për vlerën e mobilimit të apartamenteve, pasi siç mund të shihet nga pamjet, zjarri nuk la pas asgjë.

Poll



Source link

Scroll to Top