TIRANË-Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar se ka gati një kallëzim penal për ta depozituar në SPAK përmes së cilës kërkohen hetime për keqadministrimin e naftës në Shqipëri. Lapaj shprehet se bashkangjitur kallëzimit ka prova dhe fakte se nafta në vendin tonë shpërdorohet, teksa thekson se qytetarët paguajnë ndër çmimet më të shtrenjta në botë.
Adriatik Lapaj: Kallëzim penal për naftën në Shqipëri. Bashkë me ekipin e lëvizjes Shqipëria Bëhet kemi përgatitur provat dhe faktet për SPAK lidhur me keqadministrimin e sektorit të naftës. Nafta në vendin tonë derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot ‘ndërsa ne paguajmë një ndër çmimet më të shtrenjta në botë. Nga komunikimet tona me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore rezulton se për vitet 2004-2023 janë nxjerrë nga nëntoka shqiptare vetëm nga koncesionarët private, 15.054.451 ton naftë, ndërkohë që për vitet 2023-2024, mbi 1.2 milion ton naftë bruto. Miliona ton naftë të tjera janë derdhur dhe derdhen lumenjve e përrrenjve të këti jvendi duke ndotur tokën dhe detin tonë. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj në videon e tij shpjeguese. Ndërkohë që ne paguajmë çmimin më të larta të naftës në rajon e një nga më të shtrenjtat në botë: Në Shqipëri, për vitet 2003 – 2023, janë nxjerrë dhe eksportuar 15 054 451 tonë naftë bruto; Për vitet 2023-2024 janë nxjerrë rreth 1 200 000 tonë naftë bruto; Gjatë kësaj periudhe, në përrenj e lumenj janë derdhur miliona tonë naftë.



