Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregull i thjeshtë, nuk ka “anëtarësim të lehtë”


Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregull i

Marta Kos, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për nismën e përbashkët Rama-Vuçiç mbi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE pa të drejtë vetoje. Ajo theksoi se nuk e mbështet këtë ide, duke shtuar se vendet duhet të bëhen anëtare të plota të Bashkimit Europian.

“Nuk ka anëtarësim të lehtë. Ose je anëtar dhe atëherë i merr të gjitha të drejtat, ose nuk je anëtar dhe nuk i merr të drejtat. Por sigurisht, e kuptoj këtë letër nga zoti Vučić dhe Rama, në kuptimin që, nëse BE-ja do të ketë probleme për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të kënaqur me diçka më pak.

Kjo është zgjedhja e tyre. Unë nuk e mbështes këtë, sepse roli im është t’i ndihmoj ato vende të bëhen anëtare të plota të BE-së. Rregulli i thjeshtë është ky: nëse një vend përmbush të gjitha reformat dhe kriteret, duhet të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Europian. Kështu është ndërtuar edhe Traktati ynë Evropian,” tha Kos.

Ajo foli gjithashtu për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur në veçanti Malin e Zi dhe Shqipërinë.

“Është e mundur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030 ose edhe më herët,” u shpreh Kos.

Më 28 shkurt të këtij viti, Rama dhe Vuçiç prezantuan në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung një nismë të përbashkët për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes një artikulli të titulluar “Një rrugë realiste drejt BE-së”, duke zhvendosur fokusin nga anëtarësimi i plotë drejt integrimit në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Schengen.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top