FIER- Në Fier do të zhvillohet Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka mbërritur pasditen e kësaj të shtune në sallën e teatrit “Bylis” për të marrë pjesë në takim.
Takimi ka në fokus forcimin e strukturave të Partisë Socialiste, procesin e zgjedhjeve të reja brenda partisë, si dhe diskutimet mbi platformën organizative dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Asambleja zhvillohet në kuadër të riorganizimit të brendshëm të PS dhe mobilizimit të strukturave në terren për sfidat e ardhshme elektorale.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës, kryeministri Rama ka zhvilluar takime edhe në Lushnjë, ku në fokus ishin çështjet e fermerëve dhe hapja e qendrës së re të kontrollit teknik të automjeteve./ZËRI



