“Ndërtimet në kornizën e krimit, e papranueshme”! Rama: Sektor suksesi, 350 apartamente të porositura nga diaspora


“Ndërtimet në kornizën e krimit, e papranueshme”!

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare. Rama u ndal tek ndërtimet në, ku nënvizoi se ky sektor ka transformuar Shqipërinë dhe theksoi se është e papranueshme që ata që investojnë i fusin në kornizën e krimit. Kreu i qeverisë kritikoi opozitën që sipas tij po hedh baltë mbi sektorin e ndërtimit.

Edi Rama: As nuk e vë në dyshim, që edhe në sektorin e ndërtimit si në çdo sektor tjetër, si në çdo vend tjetër që na bëjnë neve leksion ka probleme. Këtu tek ne janë më të mprehta sesa në vendet e tjera. Që këtë sukses evident të Shqipërisë, që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm ta fusim në kornizën e krimit, është e neveritshme dhe e papranueshme. Ka shumë arsye pse Shqipëria bën ndërtime dhe ti lexojnë ata që duan. Është e pamundur të pranojmë që shumica dërmuese e atyre që investojnë të futen në thesin e baltës për disa që mund të jenë ashtu siç thuhet. Bashkia e Tiranës ka marrë 14 mln euro taksë vetëm nga ky projekt, nga ky projekt kur të bëhet realitet, komuniteti do fitojë çerdhen, kopshtin dhe ndërkohë bashkia mund të fitojë edhe një shkollë, sepse angazhimi i investitorit është të ndërtojë edhe shkollën në momentin që do t’i jepet trualli për ta ndërtuar.

Kreu i qeverisë po ashtu deklaroi se 350 apartamente janë porositur vetëm nga diaspora dhe nuk paguhen me cash, por me në bankë.

Edi Rama: 350 apartamente të porositura vetëm nga diaspora shqiptare dhe që janë të porositura e nuk paguhen me cash që të jemi të qartë, por paguhen me bankë! Dhe 350 apartamente janë një e katërta e apartamenteve që do të ketë gjithë ky kompleks i madh dhe sot janë të porositura, të kontraktuara. Prandaj është e rëndësishme që në një moment të caktuar njerëzit të informohen.

Poll



Source link

Scroll to Top