erion brace-kuvend
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka shkuar ndryshe sot në Kuvend. Pak para nisjes së seancës plenare, Braçe është paraqitur me një qese me domate me vete. Me këtë paraqitje, Braçe kërkon të reflektojë rritjen e çmimeve për shportën e ushqimeve në vendin tonë, një fenomen për të cilin socialisti ka reaguar vazhdimisht.
Ndëkrohë, së bashku me Braçen ishte dhe deputeti tjetër socialist Ulsi Manja. Teksa po hynin dhe po bisedonin, Braçe dëgjohet që i thotë Manjës: “Lëre tani paj Zotin, muhabete leshi”.
Në seancën e sotme plenare Braçe do të zhvillojë një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kërkuar nga deputeti socialist./ZËRI
Poll



